Gazetari: Në Durrës, ditët e fundit, është sekuestruar një anije që mbante tonelata naftë dhe konkretisht institucionet shtetërore a ju kanë njoftuar juve se cila nga 5 kompanitë shqiptare që ka të drejtë për të importuar naftë ka qenë porositësja?

Rama: “Përsa i përket çështjes së anijes unë nuk merrem me anije. Çështja është një çështje që i përket organeve të drjetësisë, policia e shtetit ka bërë plotësisht detyrën e vet. Dhe nga ana tjetër, sikurse dhe media të bëjë detyrën e vet dhe të mos përdorë fuqinë e saj, për të dezinformojë apo për të sulmuar dhe për të vënë gjoba, qoftë për autoritetet shtetërore, qoftë për subjekte biznesi, kjo do ishte realisht një kontribut për ta bërë Shqipërinë edhe më të mirë për të rinjtë.” mendoj unë tha Kryeministri Rama.