Kryeministri Edi Rama tha se kanë ftuar Greqinë dhe Italinë që të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, por nuk kishin mundësi të shkonin. Megjithatë u shpreh se shpreson që të jenë të pranishëm në samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë.

“Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.