Plot 6 milionë dollarë do iu kushtojë shqiptarëve lëshimi i satelitëve Albania 1 dhe 2 në orbitë. Kompania fituese e cila prodhon mikrosatelitë do monitorojë “frikshëm” tokën shqiptare deri në 40 centimetra afërsi nga orbita.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin e tenderit për monitorimin e territorit me teknologji të avancuar te specifikuar si shërbimi satelitor me procedurën “dialog konkurrues” e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.Fituese e këtij tenderit të shpallur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile rezulton kompania “Satellogic USA” Inc.
Marrëveshja, buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, për tre vite ose 671. 760.000 mijë lekë të reja. “Satellogic” u themelua ne vitin 2010, nga 40 vjeçari argjentinas Emiliano Kargieman.
Kompania është ofruesi kryesor i imazheve satelitore me rezolucion të lartë vëzhgimin e Tokës për disa shtete por ka edhe klientë komerciale në mbarë botën. “Satellogic” prodhon mikrosatelitë marrin imazhe me rezolucion të lartë të tokës me një kosto 100 herë më pak se satelitët klasikë. Njësitë e vendosura në mikrosatelitë janë në 80 centimetra dhe peshojnë vetem 40 kilogramë. “Satellogic” ka 200 punonjës, kryesisht inxhinierë dhe filialet
I ka të shtrira në në Shba, Spanjë, Argjentinë, Kinë dhe Izrael, në 2025 planifikon të lëshoje 300 mikrosatelitë në orbitë.Qellimi i saj është të krijoje një katalog live te globit, monitorimi me satelite sipas themeluesit Kargieman është i detajuar deri në 40 centimetra deri në 70 centimetra pranë tokës, ndërsa gjithë informacioni që kompania gjeneron përqark botës është 280 petabajt në vit.
Kompania “Satellogic” ka hedhur ne orbite katër satelite në muajin maj të këtij viti në bashkëpunim te ngushte me kompaninë Space X te miliarderit Elon Musk.Vitin e kaluar kryeministri Edi Rama premtoi në foltoren e Kuvendit se satelitët do të hidheshin në orbitë në mars të 2022 për monitorimin e territorit, por kjo nuk ndodhi.