Rruga “Dervish Shaba” në Mjull Bathore në kryeqytet do të mbajë emrin “Ukraina e Lirë”. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë për Rory Stewart and Alastair Campbell në podkastin e tyre “Pjesa tjetër është politikë”, duke iu përgjigjur pyetjes për ndikimet ruse dhe kineze në vend, theksoi se asnjëra as tjetra nuk shihen si shpëtimtare në Shqipëri.
“Nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë” dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre.”
Teksa bëri një krahasim mes Angela Merkel dhe Olaf Scholz, zbuloi edhe një angazhim të këtij të fundit ndaj Shqipërisë. “Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.”
Pyetjes nëse Shqipëria vijon ta dojë integrimin në BE, iu përgjigj qartë edhe pse mes kritikash. “Dhe, në vitin 1990, kur e gjithë lëvizja e regjimit pati sukses, slogani ishte “E duam Shqipërinë si Europa”. Pra, të qenit Evropë, do të thotë që ne të jemi në një vend të sigurt, dhe të jemi në një vend ku njerëzit kanë rëndësi dhe jo aty ku të tjerët vendosin për ju.”
Angazhimin dhe qëndrim e tij në politikë politik në vitet ’90, Rama ja dedikon ish-kryeministrit Toni Bler dhe rrugës së tij të tretë. “Nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.”
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të dy moderatorëve edhe për sulmin kibernetik dhe trafikun e emigrantëve me gomone. Për këtë të fundit Rama vuri në pikëpyetje shifrat reale të emigrantëve dhe shtoi se po punohet me autoritetet e Britanisë së Madhe.