Ndërsa Ukraina vazhdon një kundërofensivë të madhe kundër pushtimit të Rusisë, Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë 12 miliardë dollarë ndihmë shtesë për kombin ndërluftues, deklaroi kreu i Senatit amerikan, Chuck Schumer.
“Ukraina ka bërë përparim të rëndësishëm kundër Rusisë në luftë, luftën e ashpër që Putini bëri kundër popullit ukrainas”, theksoi demokrati i Nju Jorkut.
“Unë do të propozoj të paktën 12 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në buxhet, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të fitojnë përpjekjet e luftës,” shtoi ai.
Ukraina pritet të dominojë diskutimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila fillon sot në Manhattan’’, theksoi Schumer, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të shtyrë Rusinë prapa.
“Diplomatët rusë do të dëgjojnë nga liderët botërorë se çfarë kombi anormal është Rusia”, tha Schumer.
Dhe kjo është një arsye tjetër për t’u siguruar që rusët e dinë se më shumë ndihma po vijnë për Ukrainën dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthejnë shpinën popullit ukrainas.
Udhëheqësit e dy prej partnerëve kryesorë të Rusisë, Kinës dhe Indisë, kohët e fundit e qortuan Putinin për pushtimin.
Por ndërsa forcat ukrainase rimarrin pjesë të territorit të pushtuar më parë nga Rusia, Putin ka kërcënuar se do të përshkallëzojë sulmet.