Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e saj të Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në transfertën e 24 shtatorit dhe ndaj Islandës më 27 shtator në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”.
SHQIPERIA
Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy sfida, teksa mbrojtja ka më shumë probleme pas dëmtimeve të shumta të lojtarëve kuqezi.
Me mungesat për shkak dëmtimi të Berat Gjimshitit dhe Kastrioti Dermakut, Reja ka ftuar sërish në Kombëtare, Arlind Ajetin, i cili vjen nga eksperienca në Serinë C italiane me Pordenonen dhe Adrian Bajramin me të rinjtë e Benfikës.
LISTA E PLOTË E KOMBËTARES SHQIPTARE PËR DY NDESHJET E LIGËS SË KOMBEVE: