Ministri Niko Peleshi në prezantimin e shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikqyrjes së territorit të gjithë vendit, bëri me dije se 2 satelitë do t’i bashkohen flotës. Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.
“Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi, duke shtuar: “Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”.- tha Peleshi.