Ekstazi, MDMA, LCD, Ketaminë, amfetaminë dhe kokainë, Ardian Tati ka qenë gati për shpërndarjen e plot 4840 tableta në plazhin e Dhërmiut. Tati është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme pasi është kapur në një nga lokalet e natës në Dhërmi.
Pas arrestit të tij, i janë sekuestruar sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LCD, MDMA, ketaminë, amfetaminë, kokainë, të ndara në doza gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 4840 tableta ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, kokainë dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.