Një Shqipëri me satelit në hapësirë do t’i japë përgjigje një debati shumë të madhe që po bëhet kohët e fundit për ndërtimet pa leje në Tiranë. “Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju dhe opinion publik në tërësi po ndjekim një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem për të marrë masa për ndërtimet pa leje. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe udhëhiqet nga një pyetje e vetme: po si nuk e pe ti këtë kullë, atë pallat apo atë kat pa laje.
Ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhe me ngrehinat e larta në qytet apo qytete por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin. Me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin. Beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtet ndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si një e tërë.
Këto ngrehina ndërtimesh pa leje janë rezultat i mosfunksionimit të hallkave, sidomos atij gjyqësor, që funksion për të pambrojturit dhe nuk funksionon për të fortët. Sa janë rastet e personave që kanë kryer krime të rënda të të gjitha llojeve, që Policia i ka ekspozuar para një prokurorie dhe një gjykate dhe që i ka dështuar shteti vetë për shkak të një prokurori apo gjykatësi. Nuk kemi raste flagrante të kësaj natyre që kanë ardhur për shkak të atyre që e kanë kaluar vettingut.
Qeveria ka marrë një vendim ekstrem që ka rrjedhur si rezultat i dinamikës së një lufte, që unë e kam nisur që kur hyra në politikë, për të luftuar abuzimet në territori. Prokurorë dhe gjykatës mbajnë peng procese penale për ndërtues të caktuar, me siguri padie, që nuk na ka lejuar që t’i prishim ndërtimet. Dhe na ka detyruar të gjejmë këtë zgjidhje.
Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja”, tha Rama.