Është folur shpesh se mbretëresha kishte një numër sinjalesh të fshehta për të komunikuar me stafin e saj kur ishte në publik. Një burrë që ka punuar për të si roje mbretërore për tetë vjet, zbulon së fundmi sinjalin sekret që dërgonte monarkja kur përdorte buzëkuqin në publik, sipas të përditshmes vendase ‘The Sun’.

Duke folur në një episod të programit ‘Antiques Roadshow’, si homazh për vdekjen e Elisabeth, ish-oficeri Ian Scott Hunter tregon se ky ishte sinjali me të cilin mbretëresha tregonte se ishte gati për t’u larguar nga një event. Monarkja është parë disa herë duke përdorur buzëkuqin e saj me ngjyrë të hapur në evente publike, dhe tashmë duket se për këtë paska pasur një arsye.

Ish-zyrtari tregon: “Besoj e ka plot rregulla etikete që zonjat të mos bëjnë makiazh kur janë në publik”. “Por ajo kishte gjithmonë çantën e saj pranë vetes dhe nganjëherë nxirrte buzëkuqin dhe niste ta përdorte, edhe pa pasqyrë para vetes, dhe ky ishte një sinjal për zonjat se ishte gati për t’u larguar”.

“Kështu që kur ato të përgatiteshin duke marrë plaçkat e tyre edhe madhëria e saj ngrihej, e largohej bashkë me kortezhin”. Mbretëresha besohet se përdorte deh çantën e saj të dorës për të sinjalizuar ndihmësit. Kur zhvendoste çantën e saj nga ana e saj e zakonshme e majtë, te e djathta, ajo sinjalizonte se ishte gati t’i jepte fund bisedës me dikë.

Sipas historianit mbretëror Hugo Vickers, në disa raste mbretëresha vendoste çantën mbi tavolinë, që ishte sinjalizimi për ndihmësit se për pesë minuta ishte gati të largohej. Zbulimet vijnë teksa në Edinburg po zhvillohet kortezhi i arkivolit të saj drejt parlamentit.

Ndërkohë biri i saj pasues në fron, është zotuar të “vijojë detyrën vetëmohuese” të së ëmës, në fjalimin e sotëm në dy dhomat e parlamentit. Mbreti Charles III tha mes të tjerash se Mbretëresha “ka dhënë një shembull të detyrës vetëmohuese, të cilin unë me ndihmën e Zotit dhe të këshilltarëve janë i vendosur ta ndjek”.