“Skifterat” po kthehen në makth për futbollistët në Spanjë. Pas vjedhjes me dhunë të Aubameyang dhe Lewandowskit, Dani Carvajal raportoi një tentativë vjedhjeje të pësuar të martën në agim në shtëpinë e tij në Madrid.
Dy persona me shufra hekuri kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij. Në atë kohë, mbrojtësi i Real Madridit nuk ishte i pranishëm, por hajdutët janë zbuluar menjëherë nga kamerat e sigurisë. Policia po heton denoncimin e lojtarit spanjoll.
Rastet e grabitjeve më të bujshme – Në janar 2020, Ashley Cole, anësor që luajti për Arsenalin, Crystal Palace, Chelsea, Roma, LA Galaxy Derby County, u grabit nga hajdutë të maskuar në rezidencën e tij në Fetcham (Surrey).Mbrojtësi ndërkombëtar, i cili përfundoi jashtëzakonisht i tronditur nga përvoja, u lidh në një karrige nga deri gjashtë hajdutë të veshur me kamuflazh dhe kapuç, të cilët morën një shumë të madhe parash dhe bizhuteri.Në mars 2006, katër individë sulmuan shtëpinë e Roberto Dueñas në urbanizimin e Golf Girona në agim, duke e lënë basketbollistin e atëhershëm të Akasvayu Girona të prangosur në tokë.Roberto Dueñas, i gjatë 2.21 metra dhe që peshonte 137 kilogramë, i cili bëri histori te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle, e kërcënuan duke i vendosur një kaçavidë në gjoks për ta ulur në gjunjë. Duenas ishte në gjendje të njoftonte policinë, pasi grabitësit kryen punë me të.
Në dhjetor 2016, tenistja Petra Kvitova, fituese e Wimbledon më 2011 dhe 2014, medalje bronzi në Lojërat Olimpike të ‘Rio 2016’, u sulmua me thikë nga një burrë në shtëpinë e saj në Prostejov.F