Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare është certifikuar nga NATO si një strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga Aleanca, në çdo kohë.Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës vëzhgoi stërvitjen e trupave shqiptare, e koduar si ‘Biz ’22’ , nga ku u konfirmuan më pas si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo krahë aleatëve të NATO-s.Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mborjtjes Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, duke ndarë dhe disa pamje të stërvitjes .

“Certifikohet me sukses nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në FT. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë.”, shkruan Ministri në Facebook.