Në fakt është një dukuri e zakonshme kur qentë ribashkohen me pronarët e tyre pas një dite të gjatë pune, ose ndarje. Gjetjet e studimit u publikuan në revistën shkencore Current Biology. Hulumtuesit kanë zbuluar se qentë derdhin lot dhe se kjo ka të bëjë me emocionet pozitive.
“Gjithashtu oksitocina është një mekanizëm i mundshëm që qëndron në themel të këtij fenomeni”, tha profesori Takefumi Kikusui nga Universiteti Azabu në Japoni.
Kikusui dhe kolegët e tij u interesuan për këtë proces pasi një nga dy qentë e tij kishte këlyshë të vegjël gjashtë vjet më parë. Ai vuri re se kur qenushja e tij po ushqente këlyshët, diçka ndryshoi në fytyrën e saj, kishte lot.
Lotët nuk bien, siç ndodh shpesh te njerëzit, por sytë e femrës ishin plot lot. Kjo ngjarje i dha Kikusuit idenë se oksitocina mund të ndikojë në të qarat tek qentë.
Oksitocina njihet si hormoni i dashurisë. Studiuesit e dinin gjithashtu nga vëzhgimet e mëparshme se oksitocina lirohet si te qentë ashtu edhe te pronarët e tyre gjatë shoqërimit, lojës së bashku dhe ndërveprimeve të tjera. Kështu ata vendosën të kryejnë eksperimente dhe të mësojnë më shumë rreth lotëve të qenit.
Njerëzve iu kërkua gjithashtu të vlerësonin fotografitë e fytyrave të qenve me dhe pa lot artificial, dhe rezultoi se njerëzit dhanë përgjigje më pozitive kur shihnin qen me sy të përlotur.
Këto gjetje sugjerojnë se prodhimi i lotëve tek qentë ndihmon në krijimin e lidhjeve më të forta midis njerëzve dhe qenve të tyre. /abcnews.al/