Të premten më 16 shtator, Gjendja Civile nuk do të ofrojë shërbim në zyrat e aplikimit të “Aleat” për dokumente biometrike, pra pasaporta apo karta identiteti.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se, pas sulmit kibernetik, po merren një sërë masash të integruara për të rritur nivelin e sigurisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ndërprerja do të jetë vetëm për ditën e premte ndërsa shtohet se ndërhyrja shton “masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.”
Kujtojmë se objektivi i hakerave të Iranit u bë para disa ditësh sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit.
Gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.