TIRANË- Ministri Peleshi dhe zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai kanë dalë në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.

“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATIO e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme, ne i kemi suportuar. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha ai.Nga ana tjetër, Peleshi vlerësoi ndihmën e madhe nga NATO. “Dëshmi e solidaritetit e mbështetjes, reagimit të menjëhershëm të NATO-së. Duhet vëmendje, vigjilencë nga të gjithë, ne do pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tonë, për të rritur kapacitetet, për të qenë të mbrojtur, e theksojmë që jemi të lumtur që jemi pjesë e NATO-së”, tha Peleshi.