Java në Shqipëri fillon nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura e reshje shiu. Vende-vende në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshjet me intensitet të lartë për të hënën dhe të martën parashikohen më tepër përgjatë ultësirës perëndimore.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 21 °C.
Dita e martë parashikohet me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 18 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot relativisht i paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 23 °C./Motilokal.com