Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim.
Gjatë takimit u bisedua mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe fuqizimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.Ambasadorja Kim i uroi Nikollës një sesion të ri parlamentar të suksesshëm.Kryetarja e Kuvendit dhe Ambasadorja diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, në veçanti mbi rritjen e kontributit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian.Gjithashtu u diskutua mbi mbështetjen e reformave për demokratizimin e jetës së vendit, rritjen e integritetit të institucioneve politike si edhe vijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës