Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Lindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore vijon të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere paraqiten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore të kenë. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. KU më të theksuara kthjellimet mbeten në brigjet e Egjeut.
Kosova
Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj më të dukshme vranësirat në territorin e Kosovës, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.
Maqedonia e Veriut
MV prej disa ditësh po mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse gjithë territorin. Ndërsa pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave nëpër të gjithë MV.