Vendi ynë prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që gjatë pjesës së parë të ditës të kemi kthjellimet më të dukshme në ultësirën perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk do të sjellin reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.
Republika e Kosovës vijon të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, por mundësit për reshje janë thuajse 0.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë zonave Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të theksohen përkohësisht, pasi orët e mbrëmjes i bëjnë sërish kthjellimet dominante.
Rajoni dhe Evropa
Ishujt Britanik dhe pjesa me e Evropës Jugore do të dominohen nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Ndërsa gadishulli Iberik dhe Evropa Qendrore do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën ndikimin e një sistemi me vranësira të dendura dhe reshje shiu.