Ministrja për Shtetin dhe Parlamenti, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës. Në fjalën e saj Spiropali, kujtoi rastin e një zonje e cila gjatë një takimi të Sali Berishës i kërkoi atij që t’i japë leje që të vrasë Edi Ramën. Spiropali shtoi se vetëm Berisha ka monopol që të vrasë njerëzit në këtë vend. ‘Duke deklaruar Edi Rama është armik patjetër këtë frymë do fusë. Patjetër u ngrit ajo zonja 80-vjeçe në takim të tij (Sali Berishës) dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend’, deklaroi ajo.
“Një shprehje thotë se historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë si tragjedi dhe njëherë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur se kur qeverisnit i bëntë njerëzit për të qarë. Të dëgjojmë këtë batare fjalësh nga hall i një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është marrë peng nga dy persona si ata grabitësit e bankës që mbajnë peng personelin në bankë për të shpëtuar paratë e tyre dhe për të siguruar arratinë. Nuk ndryshon hall ii tyre dhe këta i përgjigjen hallit dhe jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thesshqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskutim, 1800 plumba në bulevardin e Dëshmorët e Kombit, çfarë përfaqësimi për çfarë po flet.
Duke deklaruar Edi Rama është armik patjetër këtë frymë do fusi. Patjetër u ngrit ajo zona në takim të tij dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend. Mbani mend kur dilnim ne dhe flisnim për financimin rus të PD, ai thotë kërkoj një audit të plotë sepse ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. Ky ishte i pari që vend më vend mbronte Lulin. Ky është i gatshëm të shpallë tradhtarë dhe heronj sa herë i duhet. Ka edhe ndonjë zonjë apo zotëri tjetër për të cilët nuk ka rëndësi fare koherenca politike. Luli i mirë, Luli i keq. Mendoni se me këto do fitoni ju besimin. Por njerëzit ju lexojnë. Nuk ka nevojë t’ju hakërojnë se jeni të lexuar”, tha Spiropali.
Fjala e plote dhe replikat e Spiropalit:
Spiropali: Nuk po ju përgjigjem si meritoni, se një shprehje thotë, historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj. Një herë vjen si tragjedi e herën e dytë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur, se për të qarë, njerëzit i keni bërë kur keni qeverisur. Për të hyrë në thelbin e asaj që u tha, për publikun që është i detyuruar ditë pas dite e çdo ditë të perëndisë, çdo ditë të Parlamentit të dëgjojë këtë lumë fjalësh, këtë batarre që buron nga frika dhe nga halli i një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është e marrë peng nga dy njerëz ngjashëm me ata grabitësit e bankës që marrin peng klientët për të mbrojtur ato që kanë vjedhur dhe për të siguruar arratinë. Ngjashmëria është aty në sy të të gjithëve. Nuk kemi mundësi dhe s’kemi dëshirë të merremi me këta përditë. Sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse sepse ato që i kanë thënë dje i mohojnë sot, ato që thonë sot jam e sigurt që do i mohojnë nesër. Nuk ndryshojnë çështjet por ndryshon halli i tyre. Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të Parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve. Po socialistët kur shohin atë shohin një…, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra e gra pa diskriminim. 1800 plumba të gjetura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit,Po edhe shqiptarët, sepse socialistët nuk janë të Serbisë por të Shqipërisë. Por duke i parë si armiq e duke deklaruar çdo ditë se Edi Rama është armik dhe ne jemi armiq, patjetër që këtë frymë do fusi. Patjetër u ngrit ajo zonja 80-vjeçare në takimin e tij dhe tha më jep leje të qëlloj e të vrasë Edi Ramën. Patjetër që do thotë ashtu pasi ka parë këtë (Berishën), ky i jep lejet për vrasje. Ky ka qenë shpërndarësi monopol i lejeve për të vrarë. Eedhe shumë të tjera, për ligjin për despiunizimin dhe deklasifikimin e dosjeve, ne po dashkemi të dënojmë dhe përjashtojmë kundërshtarin politik. Këta që dosjet e njëri-tjetrit i kanë përdorur si shantazh nga mëngjesi deri në darkë. Këta që të gjithë politikën e tyre e kanë ngritur mbi shantazh. Këta që nuk guxuan një herë të bëjnë transparencën e plotë mbi figurat, këta që të realizojnë dekomunistizimin.
Ne e kaluam ligjin për dosjet në 2015-ën, ishim ne që e kaluam atë ligj, jo ju. U la aty një vjegë, po u la. Që u jepte mundësinë atyre që kaluan kontrabandshe në komisionet “Mezini dhe Bezhani” të mbesnin në politikë, por nuk ka më. Koha për t’u ndarë një herë e mirë që akuzën e ka mjet të parë për t’u mbrojtur, i ka dalë boja. Se voton më njeri. Ky i pari që tapinë kryesore, është pacienti 0 i egërsisë në politikë dhe pastaj ai tjetri që maksimumi që mund të bënte ishte të dilte nga rrethimi i Presidencës së tij për të dekoruar ndonjë restorant mishi. Se ndonjë kre shteti nuk e priste, se nuk presin ata krerë shteti të tillë që të turpërojë vendin e tij, parimet dhe Kushtetutën.
Meqë flasim për ata përtej oqeanit ku këta nuk mbërrijnë dot me not, diskutime më serioze, më të thella dhe më të ndjera bëhen në Kongresin amerikan dhe Senat, për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, se sa në Kuvendin e Shqipërisë. Si fillim u tallët, “një sulm periferik i disa fëmijëve në bodrume gjunjëzojnë qeverinë shqiptare”. Pastaj nuk ishte kështu. Nuk ishin disa adoleshentë që bënë sulmin, por ishte një sulm i iniciuar, i sponsorizuar dhe i mbështetur nga Republike Islamike e Iranit. Keni gjë për të thënë për këtë. Po fakti që nuk ishte vetëm një sulm ndaj Shqipërisë, por ndaj një aleati të NATO-s, po që u ngrit në këmbë Shtëpia e Bardhë, DASH, FBI-ja, Komisioni Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Se sulme të tilla, ne kemi 1 milionë tentativa në muaj, janë të një natyre tjetër, penetrime në sistem dhe depërtime të padëmshme, por ky rast nuk ishte i tillë. Nuk kishte limit buxheti për këtë. Ishte qëllimi për të shkatërruar përfundimisht të gjithë sistemin e të dhënave në Shqipëri dhe paralizuar krejtësisht shërbimet. Ju ndoshta do ishit gëzuar po t’ia mbërrinin, por nuk ia mbërritën. Shërbimet u ngritën në këmbë për një javë. Vetëm 10% e shësrbimeve u prekën dhe më pas u rikuperuan për 2 javë maksimumi. Raporti përfundimtar që nuk është bërë nga ne, por që është bërë nga ekspertët tanë, nga FBI-ja që erdhi në ndihmë në mënyrë të menjëhershme, nga ekspertët e Microsoft-it. Ai raport që nuk e latë zv. Kryeministren ta lexojë këtu, se ju nuk jeni të interesuar për transparencën, jeni të interesuar të vazhdoni tallavanë këtu. Por nuk jemi për tallava këtu. Raporti mund t’ju vihet në dispozicion, mund të kërkoni dëgjesa në komisionet tuaja, mekanizmat parlamentare janë aty nëse doni të jeni seriozë dhe të diskutoni. Se sa ekspertë do, sa buxhet do ngritja dhe fortifikimi i të gjitha sistemeve tona të mbrojtjes. Edhe në Kongresin amerikan, DASH dhe Senatin ne këtë diskutuam, mbështetja financiare që i duhet Shqipërisë dhe gatishmëria është maksimale. Epo të vijmë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dëgjojmë nga deputetët tanë broçkulla që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen. Më vjen keq por është e tepërt.
Ata që kanë hallet e tyre nuk kanë hallin e Shqipërisë, por të shtëpisë.
Nuk kursejnë asnjë luftë të brendshme, nuk kursejnë madje as sulme të jashtme të një vendi jo mik për t’i përdorur si gur në luftën e tyre politike. Tamam siç përdorën atë rastin e Lulit. E mbani mend kur dilnim ne në Foltore, Taulant Balla, Erion Braçe dhe disa të tjerë prej nesh dhe flisnim për financimin rus në Europë dhe ndaj partive politike. E kujtoni egërsinë e mbrojtjes? Ai i pari, ai që thotë se duhet një audit i plotë në PD sepse ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. A e thotë këtë. Ky ishte i njëjti që nxorri shpatën digjitale që mbronte prodigy-n e tij. Mbronte Lulin,ne nuk themi se është fajtor dhe as atëherë nuk e kemi thënë, kemi thënë të hetohen lidhjet. Ky është i gatshëm t’i shpallë tradhtarë dhe heronj sa herë që duhet dhe nuk e ka problem që të ndërrojë vendin. Sa keq që ka ndonjë zonjë apo zotëri tjetër këtu për të cilët nuk ka fare rëndësi koherenca politike. Forma mbi përmbajtjen, forma më e rëndësishme se përmbajtja. Luli mirë, Luli i keq, Berisha i mirë e Berisha i keq. Kujtoni se me këto do fitoni besueshmëri. Por njerëzit ju lexojnë si libër i hapur. Nuk ka nevojë t’u hakerojnë sistemet, ju jeni të lexueshëm për të gjithë, jeni në sytë e të gjithëve. Eja të mbajmë disa qëndrime si ato për të cilat ramë dakord, që ra dakord kryetari i grupit tuaj edhe në Komisione, të bëjmë transparencë të plotë për të shkuarën por të gjejmë edhe gjuhën e së ardhmes.
REPLIKA ME DEPUTETEN GRIDA DUMA
Spiropali: Në fakt nuk e dëgjova me vëmendje deputeten se përgjithësisht ka një spirë verbale të pakuptueshme të cilën e thotë me një siguri që të krijon habi. Arrogante, e vrazhdë, herë delirante ajo është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen. Gjeti sot rastin që një copë nga balta e saj që shpërndan me kaq natyralitet mbi të gjithë, ta hidhte sot edhe mbi mua. Është nga ato deputete që nuk mund t’i mbash inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo gjë tjetër mbi atë që ajo përfaqëson, Luli i mirë, Luli i keq, Berisha i keq, Berisha i mirë, duhet të iki përfundimisht, duhet të kthehet. Unë vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Nuk mund ta marr inat, mund vetëm të qesh me derexhenë ku janë katandisur me të cilën janë në hall, e dinë edhe ata. Prandaj mundohen të justifikohen. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësira. Nuk ka ngjyra që i bojatisin këto mungesa të mëdha dhe të pavërteta ulëritëse që këtu i deklamojnë me fuqinë e të vërtetave absolute. Duke perifrazuar edhe shprehjen që deputetja tha, patjetër zonjë lind, nuk bëhesh. Patjetër që kjo është dhe për politikanët, kush do të bëhet politikan i lindur, por nuk e ka, nuk mund të bëhet kurrë. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por t’i si duket nuk je me të fatkeqësisht.