Ministria e Jashtme e Turqisë tha më 17 shtator se dënon fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr embargon e armëve ndaj Qipros.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023.
Ministria e Jashtme turke tha se ky vendim do të “forcojë edhe më shumë mospajtimet e palës greke qipriote dhe do të ndikojnë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros”.
“Kjo do të çojë në një garë armësh në këtë ishull, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor”, u tha në deklaratë, përmes së cilës iu bë thirrje SHBA-së që të rishqyrtojë vendimin dhe të ndjekë një politikë të balancuar ndaj të dyja palëve në ishull.
Qiproja u nda pas pushtimit turk të vitit 1974. Që atëherë, pjesa jugore e Qipros udhëhiqet nga një administratë greke qipriote, që Ankaraja nuk e njeh. Tuqia njeh shtetin separatist turk në veri të ishullit të ndarë të Qipros./REL