Disa fëmijë kanë pasur detyrë me shkrim të përgjigjen se kush është sportisti/ja e tyre e preferuar, ku shumë prej tyre kanë shkruar për kampionen Luiza Gega.
U shpall kampione Europe, fëmijët shkruajnë për Luiza Gegën në detyrat e klasës: I bëri krenarë të gjithë shqiptarët! Sportistja poston fototLuiza Gega.
Disa fëmijë kanë pasur detyrë me shkrim të përgjigjen se kush është sportisti/ja e tyre e preferuar, ku shumë prej tyre kanë shkruar për kampionen Luiza Gega.
Gega postoi në rrjetet sociale foto nga fletoret e nxënësve ku shkruanin për të, e ku theksonin se sportistja i ka bërë shqiptarët krenarë.
“Luiza Gega është sportistja ime e preferuar. Ajo krenoi Shqipërinë duke bërë garën e vrapimit dhe duke marrë çmimin e parë. Mua më pëlqen Luiza Gega, sepse ajo ishte shumë e shpejtë dhe ia arriti qëllimit të saj për të marr çmimin e parë, dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët”, ka shkruar një nxënës.
“Ju dua, sa e lumtur ndihem”, shkroi Gega krahas fotografive që ka postuar.
Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione e Europës në gusht, garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda. Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me ‘Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike’. Ndërkohë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria, ndërsa u mori edhe titullin qytetare nderi në Bulqizë.