Pasi u shpall zyrtarisht Mbreti Charles III, në deklaratën e parë zyrtare në Këshillin e Aderimit, ai e nisi fjalën duke folur për vdekjen e “nënës së tij të dashur, Mbretëreshës”.
“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”
Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ që ai duhet të kryejë tani.
“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj.
Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mësha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.”
Ai ka falënderuar dhe bashkëshorten e tij Kamila.
“Jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles.
Charles më pas bëri betimin në lidhje me sigurinë e Kishës së Skocisë
Me mbarimin e nenshkrimit te betimit ne dhomen e Keshillit te Aderimit, te pranishmit dolen jashte saj pasi Mbreti i ri do të shpallet publikisht në ballkonin me pamje nga oborri i Fretërve.