Një deklaratë sapo është lëshuar nga Familja Mbretërore në emër të Charles, Mbretit të ri që do të pasojë fronin e Elisabeth II. Mbreti Charles shprehet se vdekja e nënës së tij është një moment trishtimi për të, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën.
“Vdekja e Nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën. Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht”- shkroi Charles.
Princi i Uellsit i cili është djali më i madh i Mbretëreshës qëndron i i pari në radhën e fronit, që do të kurorëzohet mbret me ndarjen nga jeta të monarkes.
Mbretëresha Elizabeth II, 96 vjeç dha frymën e fundit në pallatin Balmoral, një nga më preferuarit e saj, dhe vendet ku ajo kishte qëndruar më shumë veçanërisht tre vitet e fundit. Familja e saj u gjend pranë saj menjëherë, qëkur pallati Bakingam në një deklaratë të pazakontë lajmëroi se shëndeti i saj nuk ishte i mirë dhe duhej të mbikëqyrej vazhdimisht nga mjekët.