Në përfundim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja Elisa Spiropali kanë takuar ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin e ushtrisë amerikane, David Petraeus.
“Duke përfunduar vizitën tonë në Washington DC! Çfarë rastësie e këndshme të takohesh me ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin me 4 yje të ushtrisë Amerikane, David Petraeus, një ish-komandant i forcave ndërkombëtare, duke përfshirë trupat shqiptare në Irak dhe Afganistan! Bota e Vogël”, shkruan Veliaj.
Në vizitën e tij në SHBA, Velia zhvilloi disa takime të rëndësishme me senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Mes takimeve, ishin dhe ato me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidatin për President të SHBA-së, senatorin Mitt Romney, kryetarin e Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikanë.