Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh mbrëmjen e sotme se Ilir Meta, në vitin 2015, u përpoq që të pengonte hapjen e dosjeve.

Në një intervistë televizive, Veliaj nënvizoi se ish-kryeparlamentari Meta u përpoq disa herë të mos lejonte hapjen e dosjeve në atë kohē.

“E njoh atë eksperiencë; Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë tonë ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, për mos hapjen e dosjeve. Ne vendosem që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi është shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish-sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS kishte zero komplekse. Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thotë: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën. Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit”, tha Veliaj.

Veliaj tha se “me të drejtë kryetarja e Komisionit vjen me një kërkesë dhe thotë filani, filani nuk i ka dosjet e zhdukura. Mund të kenë zhdukur dosjet e tyre për hir të një kompromisi politik, por nëqoftëse unë s’jam spiuni Ilir Metaj dhe ndërkohë kam zhdukur dosjen time politike prej kësaj marrëveshje me Berishën, ndërsa kam spiunuar, janë në dosjet e tyre. Kjo s’duhet të më bëjë imun që të mos shihet kontributi im në dosjet e secilit. Me të drejtë një komision kolegjial ka thënë: T’i hapim këto fletë dhe nëse është zhdukur dosja jote rrënjë, dosja jote degë ku ke spiunuar duhet të dalë. Me të drejtë komisioni i thotë Kuvendit që zbuluam që këto dosjet ekzistojnë dhe i thotë a do e hiqni këtë pengesë. Kjo është e gjitha”, nënvizoi Veliaj.