Erling Haaland protagonist me Manchester City-n në Premier League, por edhe me Norvegjinë në Nations League. Përfaqësuesja po luan në fushën e Sllovenisë një ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Grupit 4 të Ligës B.
Ndeshja është zhbllokuar dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me golin që është realizuar nga i përhershmi Erling Haaland.
Sulmuesi i Qytetarëve është ndihmuar edhe nga një gafë e mbrojtjes dhe ka ndëshkuar me lehtësi portierin Oblak në minutën e 47-të.