Një situatë vërtet qesharake ishte ajo para Bashkisë së Tiranës sot. Teksa Këshilltari I PD Akil Kraja doli në një deklaratë politike, një qytetar I është afruar para kamerave dhe e ka cilësuar të korruptuar.
“O I korruptuar, mos e intervistoni atë hajdut”, dëgjohet në video qytetari. I zënë ngushtë pasi gjithçka iu kthyer kundër, Akil Kraja u mundua që të qetësonte qytetarin, por ky I fundit vijoi më tej me akuza ndaj PD dhe Akil Krajës duke e akuzuar si të korruptuar dhe që çfarë nuk I kanë bërë vendit.
Për më tepër ndiqni videon, e cila bëri të qeshnin dhe gazetarët e pranishëm me situatën ku u gjend Akil Kraja.