Fluksi i turistëve të huaj në vendin tonë vijon edhe gjatë ditëve të shtatorit në muze dhe qytetet turistike të Shqipërisë.
Në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në këto ditë shtatori ka fluks vizitorësh.
Sipas të dhënave të këtij muzeu, rreth 200 turistë polakë e vizituan vetëm në një ditë, të cilët u njohën me historinë dhe traditat shqiptare.
Nga janari deri në fund të gushtit ky muze u vizitua nga 45 mijë vizitorë. Ndërsa vetëm në muajin gusht nga mbi 10 000 vizitorë, duke kaluar numrin e vizitorëve të së njëjtës periudhë para pandemisë (gusht 2019)”.
Në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.