Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Ajo iu drejtua me një fjalim deputetëve evropianë në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës duke folur veçanërisht për krizën e energjisë. Në mesin e propozimeve të përmendura ishte edhe reduktimi i përdorimit të energjisë elektrike në orët e mbrëmjes si dhe vendosja e një kufiri mbi të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët.Në anën tjetër Moska ka thënë se Rusia mund të gjejë treg për të zëvendësuar bllokun 27 vendësh të Evropës me një kontinent tjetër.Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të mërkurën se “Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë” në luftën kundër Rusisë.
“Le të jemi shumë të qartë. Ka shumë rrezik jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën dhe botën në përgjithësi dhe ne do të viehmi në provë nga ata që duan të shfrytëzojnë çdo lloj ndarjeje mes nesh. Kjo nuk është vetëm një luftë e nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo është gjithashtu një luftë për energjinë dhe ekonominë tonë, luftë kundër vlerave tona. Bëhet fjalë për autokracinë kundër demokracisë dhe unë qëndroj këtu me bindjen se me guximin e nevojshëm dhe me solidaritetin e nevojshëm, (Presidenti rus Vladimir) Putin do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha zonja van der Leyen.Putin do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë – van der LeyenAjo kishte veshur rroba me ngjyrat kombëtare të Ukrainës, me bluzë të kaltërt dhe xhaketë të verdhë, kur e mbajti fjalimin.E pranishme në Parlamentin Evropian ishte edhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ndërsa shefja e Komisionit Evropian njoftoi se të mërkurën niset për vizitë në Kiev.Gjatë fjalimit, zonja von der Leyen u ndal veçanërisht tek çështja e energjisë duke thënë se tregu i gazit nga Rusia nuk po funksionon më.
“Vitin e kaluar, gazi rus përbënte 40% të gazit tonë të importuar. Sot, ai ka rënë në 9%. Por, ne gjithashtu shohim se Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë. Dua të them, ata preferojnë t’ia vënë flakën gazit në vend që ta dërgojnë atë në Evropë sipas kontratave që ekzistojnë. Pra, ky treg nuk funksionon më”, tha presidentja e Komisionit Evropian, van der Leyen.Zonja von der Leyen gjithashtu sugjeroi që të reduktohet edhe konsumimi i energjisë elektrike në vendet anëtare sidomos në orët e mbrëmjes kur përdorimi i dritave është më i lartë.Kremlini në anën tjetër minimizoi ndikimin e humbjes së shitjeve të gazit në Evropë në ekonominë e Rusisë.
“Evropa nuk është konsumatori i vetëm i gazit natyror dhe jo i vetmi kontinent që ka nevojë për të. Ka rajone që po zhvillohen me një ritëm shumë më të shpejtë dhe kanë plane zhvillimi shumë më ambicioze. Për këto rajone, kërkesa për gaz do të jetë në gjendje të kompensojë plotësisht mungesën e kërkesës në Evropë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.Çmimet e energjisë dhe inflacioni janë rritur në të gjithë Bashkimin Evropian pasi Moska shkurtoi furnizimet me gaz si përgjigje ndaj sanksioneve. Kjo ka nxitur sidomos të djathtën ekstreme evropiane të argumentojë se sanksionet po godasin më shumë BE-në dhe ato duhet të zbuten.Shefja e Komisionit Evropian tha se BE propozon vendosjen e një kufiri për të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Këto të fundit, prej vendosjes së sanksioneve, kanë siguruar të ardhura që sipas zonjes von der Leyen “nuk i kishin llogaritur, as ëndërruar më parë”./VOA