Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territor, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat Veriore. Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht moti në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës duke gjeneruar reshje shiu më të shumta, herë pas here do të jenë dhe në formë e rrebesheve.
Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në mbizotërimin e motit të vranët që në orët e para të ditës duke gjeneruar reshje shiu. Por parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime gjatë mesditës dhe pasdites, duke sjellë në Maqedoninë e Veriut dhe reshje në formë rrebeshi. Rajoni dhe Evropa Vijojnë Vranësirat e dendura të gjenerojnë reshje të konsiderueshme në Veri dhe Lindje të Evropës. Gjithashtu qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Evropa Jugperëndimore do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.