Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë motin në territorin shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Orët vijuese sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu, ndërsa nata vonë zgjeron sipërfaqe e reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C.

Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Qëndrore do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të konsiderueshme, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi të shoqëruara me stuhi të forta ere. Gjithashtu pjesërisht dhe rajoni i Ballkanit pritet të jetë në ndikimin e reshjeve të shiut. Ndërsa Europa Lindore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Kosova

Gjatë paradites, territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat gjatë orëve vijuese do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu. Në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, KU më të dukshme vranësirat do jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen duke gjeneruar reshje shiu në pothuajse gjithë MV.