Në një kohë kur sulmet kibernetike nga Irani kundrejt Shqipërisë janë të njëpasnjëshme, ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim garanton mbështetjen e SHBA në mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve.
Siç kemi parë atë që ka ndodhur rishtaz në Shqipëri, këto muajt e fundit, ne po sigurojmë mbrojtjen nga keqdashës qe dëmtojnë jetën e qytetareve dhe minojnë besimin e tyre ne demokraci Kjo konferencë për qytetet digjitale vjen në një moment kur të gjithë kërkojmë përgjigjen e pyetjes: Si mund të kombinojmë teknologjinë dhe liderët në mënyrën e duhur për të qenë të sigurt dhe për të përmirësuar të drejtat e qytetarëve tanë? Shtetet e bashkuara të Amerikës janë këtu për të ndihmuar Vërtet do ju ndihmojmë. Dhe një nga mënyrat është duke mbledhur disa prej mendjeve më të vyera në këtë konferencë për sigurinë kibernetike”- tha Yuri Kim.Për here të parë , dhoma amerikane e tregtisë organizoi në Tiranë konferencën rajonale të vendeve të ballkanit perëndimor për qytetet inteligjente. Me qëllimin për të modernizuar shërbimet publike si dhe duke promovuar investimet në teknologjitë e sigurta, u mblodhën këtë të martë profesionistë nga kompanitë botërore lider si Microsoft apo Amazon si dhe përfaqësues rajonalë të pushtetit lokal për të dhënë zgjidhje në qasjen ndaj sfidave të digjitalizimit.
“Sulmi kibernetik nga Irani, ishte jo vetëm i lig në kuptimin politik, por sepse ndërpreu disa nga shërbimet tona. Ishte një sulm me pasoja për të cilin duhet të jemi të përgatitur për çfarë kemi përpara nga pikëpamja digjitale. Zgjidhja nuk është të ‘mbyllemi’, por të jemi të përgatitur”- tha Erion Veliaj.
“Jam krenare që kemi ndihmuar për masat kibernetike para, gjatë dhe që në çastin kur Irani sulmoi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare që është në fakt edhe një sulm kundër popullit shqiptar. Mbi të gjitha, SHBA është gjithmonë e gatshme për t’ju mbrojtur nga sulmet dashakeqëse ndaj teknologjive të reja. Por për shkak të varësisë së qytetarëve ndaj botës digjitale, kemi nevojë për partneritet mes qeverisë dhe sektorit privat që të vazhdojmë të kemi e të ruajmë njerëzit tanë, bizneset dhe demokracinë të sigurt!”- tha ambasadorja Kim.Tirana është bërë pjesë e zhvillimit teknologjik tha kryetari i bashkisë erion Veliaj me transformimin e piramidës në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan.
Sinkron veliaj
“Nga ky vit do të fillojmë mësimin e kodimit që në klasën e parë. Piramida, që dikur ka qenë mauzoleumi i diktatorit, do të jetë një vend ku të rinjtë do të mësojnë robotikën, megatronikën, për realitetet virtuale etj. Kjo do të prodhojë një ekosistem, të cilin po e pasurojmë me ‘Ecole 42’ apo ‘Factory Berlin’, shkolla ku mësohet mbi teknologjinë. Po ashtu, javën e kaluar kishim në Tiranë festivalin Digital Nomads, ndërkohë kemi investuar në aplikacione si Tirana Ime, që afrojnë qytetarët me shërbimet publike,”