Ushtria ukrainase ka çliruar 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator, bëri me dije presidenti Volodymyr Zelensky.
Zelensky i bëri thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve për të lejuar trupat ukrainase të konsolidojnë kontrollin mbi territorin e rifituar.
“Që nga fillimi i shtatorit, ushtarët tanë kanë çliruar tashmë 6.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas në lindje dhe jug, dhe ne po përparojmë edhe më shumë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Gjashtë mijë kilometra katrorë është pothuajse e barabartë me zonën e kombinuar të Bregut Perëndimor dhe Gazës.