“Krimea do t’i kthehet Ukrainës, ndoshta përmes rrugëve diplomatike”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për Reuters të cituar nga Kyiv Independent .

Sipas liderit të Kievit, Ukraina do të jetë në gjendje të jetojë në paqe vetëm kur të rifitojë territoret e saj”.

“Ne duhet ta de-okupojmë atë territor,” tha ai, duke iu referuar rajonit të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, të aneksuar në Federatën Ruse në 2014.

“Mund të ndodhë që Krimea të kthehet me anë të diplomacisë. ”, shtoi ai sipas Kyiv Independent.