Presidenti Volodymyr Zelensky i drejtoi së fundmi një mesazh kombit të tij: Nuk do të ketë ngadalësim derisa e gjithë Ukraina të çlirohet.

Në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse lëshoi ​​tetë raketa në Zaporizhia, një qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Kreu i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Starukh se sipas informacioneve fillestare, një nga raketat goditi qendrën rajonale të Zaporizhia pranë lumit Dnipro, ndërsa ende nuk ka informacion për viktima apo të plagosur.

Ministria britanike e Mbrojtjes paralajmëron se Rusia ka shumë të ngjarë të shtojë sulmet ndaj objektivave civile në përgjigje të disfatës ushtarake që po pëson.

Pasi ushtria ukrainase mori nën kontroll rajonin eKharkiv ,masakrat ushtirsë rus po dalin në pah teksa Prokurori i Kharkiv i akuzon për torturimin e civilëve në një fshat të çliruar së fundmi nga ukrainasit.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar se të paktën 390 fëmijë kanë vdekur dhe 757 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës që nga 24 shkurti, ditën e pushtimit rus të Ukrainës. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në provincën Donetsk, ku 395 fëmijë u përfshinë drejtpërdrejt në konflikt dhe përfunduan të vrarë ose të plagosur.

Sipas Prokurorisë, shifrat duhet të jenë më të larta, pasi nuk përfshihen viktimat në territoret e pushtuara nga Rusia dhe në zonat ku zhvillohen luftimet.

Për presidentin amerikan Joe Biden, Ukraina po arrin sukses duke fituar terren në disa fusha, por ende nuk po e fiton luftën me Rusinë.

“Ajo që Vladimir Putin bëri në Ukrainë është e turpshme me sulmet në spitale dhe shkolla, është e egër”, shtoi Biden.