Kryeministri Mario Draghi votoi sot në Romë. Ai ishte me gruan e tij Serenella e cila priste jashtë qendrës së votimit pas votimit.
Pothuajse 51 milionë italianë i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 4.7 milionë italianë kanë votuar nga jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat. Procesi i votimit ka nisur në orën 07.00. Sipas rezultateve deri në mesditë morën pjesë rreth 19% e votuesve. Sipas sondazheve, këto zgjedhje të përgjithshme të parakohshme mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua.
Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.
Votimet në Itali pritet që të zgjasin deri në orën 23:00. Pas kësaj ore do të dalin sondazhet dhe projeksionet e para për të dhënë një ide se kush do të fitojë.