Qytetarët italianë i janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme. Votimet kanë nisur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të vijojnë deri në orën 23:00.
Pjesëmarrja e këtij viti ishte 0.2% më e ulët se e zgjedhjeve të vitit 2018. Po ashtu, pjesëmarrja më e madhe e regjistruar është në rajonet qendrore dhe veriore në krahasim me ato të jugut, një element i ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme. Në disa zona, pjesëmarrja ka pësuar rritje, 1.3% në Lombardi, 2.8% më shumë në Milano, ndërsa në rajonet jugore rënia ka qenë e ndjeshme.
Në Molise, numri i votuesve ka rënë me 4.9%, Campania me 4.5% dhe Sardenja me 3%.