Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton familjare nga dasma e të birit, Shkëlzen Berisha, me blogeren Armina Mevlani.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha ka vendosur që këtë gëzim të madh ta ndajë me miqtë e tij, duke i uruar bekime çiftit.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj.

Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë! Sb”, shkruan Sali Berisha, krah fotos me bashkëshorten e tij, Lirie Berisha, djalit dhe nuses.