Francesco Acerbi, me kontratë me Lazion deri në vitin 2025 më në fund iu bashkua Interit në formën e huazimit me opsion blerjeje, shuma e të cilave nuk është bërë e ditur.

“Qendërmbrojtësi i bashkohet Nerazzurrëve nga Lazio. Ai do të veshë fanellën me numrin 15. Përvojë dhe vendosmëri: me ardhjen e tij te Interi, Francesco Acerbi hap një kapitull të ri në historinë e tij profesionale. Tani është koha për një aventurë të re. Mirë se erdhe në Inter, Francesco!”, shkruan faqja zyrtare e Interit.