1 milion dollarë janë vënë në funksion të fazës së parë të projektit të rehabilitimit të materniteti “Koço Gliozheni”. Investimi është fokusuar në bllokun e ri operator dhe repartin e Obstetrikës.

“Nuk kemi bërë thjesht një rikonstruksion të bllokut operator apo bllokut të lindjes. Ne kemi rritur kapacitetet e bllokut operator dhe të bllokut të lindjes, sepse tashmë në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë një prej objektivave themelorë është rritja e aksesit në kujdesin shëndetësor dhe rritja e cilësisë së shërbimeve”.

Materniteti “Koço Gliozheni” do të këtë qendrën e parë të riprodhimit të asistuar.

“Menjëherë sapo të miratohet buxheti 2023, ne të fillojmë punën për të bërë të mundur edhe realizimin e qendrës së parë të riprodhimit të asistuar këtu në maternitetin “Koço Gliozheni”. Në fazën e dytë të këtij projekti pritet te kryhet rikonstruksioni i shërbimit të Neonatologjisë, pavioneve të lehonisë dhe në fazën e tretë do të jetë investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore.