Derbi mbetet kryefjala e futbollit shqiptar, një nga të paktat sfida që arrin të “ndezë” stadiumin “Air Albania”.
Partizani dhe Tirana përballen në aktin e parë sezonal, një sfidë që shihet si një provë e madhe për të dy ekipet, prova e parë e vërtetë. Partizani kërkon të rikthehet te fitorja në derbi teksa nuk njeh fitore në 5 përballjet e fundit, ndërsa Tirana kërkon të ruajë pathyeshmërinë e vitit të fundit ku në 4 përballjë siguroi 3 fitore dhe 1 barazim.
Atmosfera në këtë derbi të parë pritet të jetë fantastike teksa, tre orë përpara startit (19:00) janë shitur afro 13 mijë bileta. Organizatorët e sfidës, theksuan se interesimi mbetet i lartë, me numrin e tifozëve që pritet të rritet akoma më shumë në orët në vijim.
Me këto shifra të konfirmuara, derbi nuk zhgënjen as këtë herë, në tribuna spektakli është i garantuar.