Edhe pse rastet me Covid pothuajse janë të papërfillshme 20-30 çdo 24 orë në vendin. Edhe në shtetet fqinje me ne situata është e relaksuar. Por a mbaroi pandemia e Covid 19?

“Jo, nuk ka mbaruar! Është zbutur situata, vendimi i takon një komiteti në OBSH për ta hequr pandeminë”, thotë Silva Bino. Por edhe pse kemi pak raste të infektuara, ritmet e vaksinimit ndaj Covid në vendin tonë ka rënë. Shqipëria vijon të bëjë porosi për vaksina ndaj kompanisë Pfizer. Sipas Binos, janë vaksina të adapatuara, të cilat përdoren si dozë buster ndaj “Omicron” dhe nënvarianteve të tij.

Në disa shtete të Amerikës, është shfaqur një nënvariant i ri “Omicron”, i i cili ka shtuar rastet e infektuara. Deri më tani, shpjegon Bino po përdoren strategji të kontrollit të sëmundjes për sa kohë vijon të qarkullojë. Ekspertët e shëndetit vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen të gjata ata të cilët kanë kaluar kohë që nga doza e fundit që kanë.