Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, gjatë një deklarate për mediat lidhur me përfundimin e operacionin koduar “Storage”, në kuadër të së cilit kanë vënë në pranga burrë e grua nga Saranda për medikamente kontrabandë, është pyetur edhe në lidhje me aksionet e fundit policore në Vlorë.
I pyetur nëse strukturat policore kanë pasur informacion se në qytetin e Vlorës ka qëndruar para se të zhdukej i shumëkërkuari Ervis Martinaj, Berberi tha se kjo është çështje që nuk i përket kësaj drejtorie, duke mos dhënë detaje. “Ka një plan të detajuar nga policia, këto kontrolle do vijojnë edhe javët në vijim. Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës”, tha ai.