Gazetarja Kozeta Kurti në një intervistë në ‘Fitstation’ me moderatoren Çenkuela Hasa foli për fillimet në gazetari ku ndër të tjera tregoi nëse i është bërë padrejtësi në punën e saj.
Moderatorja: Në gjithë rrugëtimin tënd si moderatore, si gazetare a e ke ndjerë ndonjëherë se të është bërë padrejtësi?
“Mund të konsiderohet si e tillë por unë e kam marrë si kompliment. Mua më është thënë: Të lutem shumë, të lutem shumë, rri pak më mirë, mos merr hapësira, se ky është një emision i filanit me pjesëmarrjen tënde, jo një emision i yti me pjesëmarrjen e tij, je shumë e zgjuar, je shumë e zonja por mos e trego gjithmonë. Unë këtë e kam marrë në favor, se tani që po e mendoj unë nuk kam kërkuar kurrë asgjë nga ato që kam bërë”– tha moderatorja për News24.