Nga Kuvendi ku po diskutohet situata e krizës energjitike në vend, deputeti socialist Arben Ahmetaj është shprehur se vendimmarrja për fashën 800 kwh është e duhura. Sipas tij, masa që tashmë ka dhënë efekt pasi qytetarët kanë nisur që të kursejnë dhe të ndërgjegjësohen për krizën që ka prekur vendin. “Duhet t’i kthehemi çik në gjenezë debatit. Opozita po kërkon që potencialisht vendimi i qeverisë dhe ERE-s për të kapur 2 fasha konsumi të energjisë elektrike me qëllim progresivitetin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë dhe ngarkimin me çmimin afër reales dhe jo reales të një shtrese që kalon mbi 800. Thelbi është mundësia financiare e qytetarëve dhe ana tjetër e diskutimit që është një shtyllë e cila nuk lëviz është konseguenca e luftës në Ukrainë, invazioni rus në Ukrainë në të gjitha shtresat ekonomike, europiane dhe sektorë që nga energjia deri te të fundit. Konseguenca është inflacioni. Vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 është e duhur. Ka vepruar dhe iu referua dhe një nga deputetët e opozitës, ka pasur efektet e veta pozitive. Në janar konsumi i energjisë ka qenë 406. Sot në muajin korrik ka zbritur në 285. Qytetarët në mundësitë e tyre tregon më racionalë me shpenzimin e energjisë. Subvencionimi është më i madh se ai që ju shikoni. Shqipëria është vendi që ka pasur të qartë subvencionimin e energjisë për popullatën që ditën një. Qeveria do vazhdojë të subvencionojë, por progresiviteti është në themel të vendimmarrjes. Kjo është një faturë e një familjeje në nevojë. Realisht e keni këtu, emri nuk është por është kollaj e gjetshme. Praktikisht me përllogaritje të thjeshtë faqe, qeveria sot këtij konsumatori që ka 128 kilovatë, e subvencionon gati 1 mln lekë të vjetra në vit. Imagjinoni sikur të shkojmë te mesatarja e konsumit që është 460 kilovatë, subvencionohet 4 mln lekë të vjetra në vit. Ju thoni Maqedonia po jep 100, ne po japim 300 e ca euro në muaj. Ne do vazhdojmë të subvencionojmë 350 euro në muaj, qoftë për familjen, qoftë për biznesin. Qeveria ka shkuar përtej kushteve të veta. Ajo që po bën qeveria me energjinë është e pashembullt, për të ndihmuar qytetarët. Edhe biznesi prapë s’e paguan tarifën aq saç është realisht. Kur dilni këtu kundër fashës e bëni politikisht, edhe kundër logjikës”, tha Ahmetaj.
Home Lajme Aktualitet Ahmetaj: Vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 kilovat është e duhura! Opozita...
Ahmetaj: Vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 kilovat është e duhura! Opozita vepron politikisht kur del kundër fashës
Doli lakuriq në mes të rrugës, ndalohet nga Policia 40-vjeçari në Durrës
Një 40-vjeçar në Durrës, i cili dyshohet se kishte dalë i zhveshur lakuriq në rrugë, është ndaluar nga Policia dhe është dërguar në spitalin...
Ju prezantojmë me partnerin e Françeska Muratit
Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket...
SPAK-u, sëpata që pret nga dy tehet
Nga Lorenc Vangjeli
SPAK-u është shndërruar në një sëpatë me dy tehe. Vret e pret në viset e politikës, administratës së lartë e pushtetit lokal...
LAJM I FUNDIT/ Të përfshirë në dosjen e SPAK, përjashtohen nga Policia e Shtetit...
Përjashtohen nga Policia e Shtetit 2 punonjës për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave dhe mosbindje...
Gjashtë tituj kampion me Mançester Sitin, Guardiola hyn mes më të mirëve
Erling Haland fiton trofeun e tij të dytë radhazi të “Këpucës së Artë” në Premier Ligë. Këtë vit norvegjezi shënoi 27 gola në 31...
“Ne nuk duam opozitën e viteve ’90″/ Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të...
Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, foli për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva...
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit dhe liderëve të Hamasit
Një prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare ka aplikuar për lëshimin e urdhrave të arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit, Yahya...
Një javë e vështirë për këto shenja, kryesisht në romancën e tyre
Moti mund të ngjajë me verën, por gjërat në marrëdhëniet e disa prej shenjave të kujtojnë vjeshtën dhe për disa dimrin.
Nga data 20 deri...
Operacioni i SPAK/ GJKKO urdhëron ndalimin e publikimit të dosjes deri në përfundim të...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë ndalimin e publikimit të dosjes së fundit të SPAK-ut...
LAJM I FUNDIT/ Merret peng në mes të sheshit ‘Skënderbej’ dhe dhunohet 20-vjeçari në...
I hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër...