Një 33-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës të kësaj të premteje teksa po drejtonte motorin e tij. Në zonën e njohur si ‘Pallati me Shigjeta’ në Tiranë, një mjet me drejtues një 24-vjeçar është përplasur me motorin që drejtohej nga viktima. Për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 ende në rrethana të paqarta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.