Një aksident me pasojë pesë të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht.

Mësohet se shoferi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, dy shtetaset E. S., M. S., dhe dy të mitur.

Të lënduarit aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.