Aksident me vdekje në Tepelenë, Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Tepelenë. Rreth orës 13:00, një 71-vjeçare e identifikuar si Z.Rr., është përplasur nga një automjet që drejtohej nga H.Xh., 30 vjeç. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.