Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës i ka marrë jetën një 22-vjeçareje shqiptare dhe 3 fëmijëve.
Sipas mediave italiane aksidenti ka ndodhur në rrugën mes Via Emilias dhe Parmës, ku një makinë me të cilën udhëtonin katër persona është përplasur me një shtëpi të pabanuar.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 22-vjeçarja shqiptare dhe 3 fëmijë të mitur të moshës 2, 8 dhe 12-vjeç, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë partneri i shqiptares.
Në media theksohet se një nga fëmijët i përkiste çiftit, ndërsa dy të tjerët kanë qenë të afërm të tyre.
Shkaqet e aksidentit shumë të rëndë po rikonstruktohen nga policia lokale e Reggio Emilia. Familja me origjinë shqiptare po udhëtonte në makinë kur automjeti u përplas me murin. Makina është shkatërruar plotësisht.